Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Një rrëfim emocional i ish-bashkëshortes së Dr Florit

gruaja-floriiiNjë studio e re muzikore që i dedikohet tërësisht Dr. Florit, e cila nuk ka më shumë se dy tre ditë që është hapur, është projekti më i ri i vëllait të tij, Albanit, që do e sjellë këngëtarin e dashur për publikun edhe një herë mes nesh, pavarësisht se para disa kohësh, ai u nda nga kjo jetë. Ndërsa brenda pak ditësh, do të publikohet kënga më e re e Florjan Kondit, një këngë që mban firmën e tij, po ashtu edhe zërin e tij. Këto i ka bërë të ditura vëllai i këngëtarit, Alban Kondi, i ftuar në emisionin e Rudina

Magjistarit në TV Klan, ku ka theksuar se Dr. Flori kur iku nga kjo jetë, ka lënë shumë projekte dhe ide në mes. “Ka disa këngë të papublikuara por shumë shpejt do jetë kënga e re gati që ka një mesazh të jashtëzakonshëm, teksi është plot frymë, plot zjarr, që do e rikthejë fuqishëm Florin në identitetin e tij, në mënyrën si komunikonte me publikun…besoj brenda këtij muaji..shumë shpejt ka mundësi ta kemi gati…. Kënga është e kënduar nga vetë ai…është obligimi ynë që vetëm ta nxjerrim…”,- theksoi Albani. “Të nxjerrim këngët e papublikuara të Florit, projektet që kishim nisur, dhe shumë ide që ka pasur në formën konceptuale, që është një nga detyrimet që duhet ta cojmë deri në fund ashtu sic ai do donte…”,- vijoi ai. Duke treguar për studion e re që është hapur vetëm pak ditë më parë, Albani tha se ka disa tekste këngësh që Flori i ka lënë gati, ndërsa nënvizoi se temat për të cilat flasin, janë mbi problematikat e përditshme të shoqërisë dhe aktualitetin. “Tani po merrmi me projektet që ai kishte, për t’i dhënë jetë ideve, teksteve që kishte shkruajtur…ishin këngë që ai i dontë shumë, spirituale. Flori ishte në përgatitje të albumit të tij të dytë, që nuk ishte njësoj si me albumin e parë, këtë herë ai ishte më shumë tek pjesa artistike se sa pjesa komerciale… muzika që po ideonte ishin tema që kishin të bënin me aktualitetin dhe ndjeshmërinë e përditshmërisë si ai e përjetonte… me problematikat…” Studio e re muzikore, e hapur në kujtim të Dr.Florit, është ideuar që aty sipas Albanit, të “vendosim çmimet, minigaleri po shumë personale të rrugëtimit të Florit në skenë dhe jetë”. Ndërsa për bashkëshorten e Florit, Blerinën, është shumë e vështirë të kthehet pas në kohë me kujtimet. “E kam një cikë të vështirë të kthehem në kohë mbrapa”, dhe përlotet teksa tregon historinë e saj të njohjes me këngëtarin: “ne u takuam rastësisht, shoqëria e përbashkët. Mbas takimit të parë, cdo gjë rrodhi shumë shpejt. Ishte i pari dhe nuk u ndamë më kurrë deri tani…”,- dhe disa lotë i rrjedhin nga sytë… Më shumë tek Flori më pëlqeu sportiviteti, ishte shumë i vërtetë”,- thekson ajo. Ndërsa nënvizon se vajzës ai tani i mungon shumë. “…Ishte shumë i lidhur me Kaltrinën…gjë që asaj tani i mungon shumë”, dhe tregon një fotografi në studion e re, në të cilën ishte fundjava e fundit me Kaltrinën, “ishin tek kuajt…”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet