Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Verona mund Napolin, Çezena ndal Interin në San Siro

napoliiiiNapoli është mundur nga Verona me rezultatin 2-0. Luka Toni është ai që ka befasuar dy herë mbrojtjen napolitane në minutën e7 dhe të 51.

Një fitore e fortë dhe e merituar për Veronën e cila ngjitet në mesin e klasifikimit, ndërkohë që Napoli mund të humbasë vendin e tretë në rast barazimi ose fitoreje të Lacios në Torino.

Interi nuk ka arritur të rikthehet te fitorja edhe pse në letër kishte një ndeshje të lehtë ndaj Çezenës në San Siro. Zikaltërit e panë veten në disavantazh në minutën e 30’, pas golit të Defrelit.

Në pjesën e dytë, Rodrigo Palacio barazon shifrat, por Interi nuk arrin të marrë më shumë se një pikë nga kjo sfidë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.