Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Reali u rikthehet fitoreve, në pritje të “El Clasicos”

realReal Madrid iu është kthyer fitoreve. “Los Blancos” në “Bernabeu” mundën Levantën, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 27-të të La Ligës spanjolle.

Real Madridit pas dy paraqitja të dobëta në dy takimet e kaluar kundër Athletico Bilbaos dhe Schalkes, në përballje me Levantën ka shfaqur performancë mjaft të mirë.

Skuadra e Carlo Ancelottit gjatë gjithë ndeshje e ka kontrolluar lojën në terren, ndërsa uellsiani Garth Bale shënoi dygolësh në fitoren e madrilenëve në minutën e 18-të dhe 40-të.

Rastet e Realit nuk munguan as një pjesën e dytë, sidomos raste të mira kishte sulmuesi Karim Benzema, i cili më thembër qëlloi shtyllën, por shanse të mira për gola kishte edhe Cristiano Ronaldo, i cili disa herë rrezikoi seriozisht portën e mysafirëve.

Real Madrid mbetet në pozitën e dytë më 64 pikë të tubuara, një më pak se Barcelona më të cilën do të ndeshet javën që vjen në “Camo Nou”, në ndeshjen vendimtare për titull të kampionit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.