Lista Serbe do ta votojë Specialen, por jo FAK-un

Kosovë&Rajon

isa-mustafa2015Krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së pritet ta rikthejë Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës, pas bojkotit gati dymujor, shkruan sot Koha Ditore.

Por, ky vullnet i serbëve nuk ekziston edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për çka Qeveria pati paralajmëruar se do ta ndryshojë Kushtetutën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime të gazetës kanë thënë se krijimi i Gjykatës Speciale nuk do të rrezikohet nga Lista Serbe, pa votat e së cilës nuk mund të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Kjo listë ka pezulluar punën e vet në institucionet e Kosovës qysh prej 3 shkurtit, kur kryeministri Isa Mustafa vendosi ta përjashtonte nga Qeveria ministrin Aleksandar Jablanoviq, pas deklaratave fyese, përcjell koha.net. E zyrtarë të Listës Serbe nuk kanë pohuar as mohuar kur janë pyetur nëse Gjykata Speciale do të jetë shkas për rikthimin e tyre në institucionet e Kosovës.

ME TE LEXUARAT