Ferguson, arrestohet i riu që plagosi dy policët

Bota

ferguson1-655x356Policia në Ferguson ka arrestuar personi që plagosi dy efektivë disa ditë më parë.

Policia tha se arrestoi 20 vjeçarin Jeffrey Williams në një rrethinë e qytetit St. Louis në Mizuri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokurori Robert McCulloch tha se nuk është e qartë nëse i dyshuari kur kishte hapur zjarr, kishte patur në shënjestër apo jo policët dhe se i arrestuari përballet me akuza për sulm të shkallës së parë.

Incidenti ndodhi të enjten në mëngjes, pak orë pasi shefi i policisë së qytetit dha dorëheqjen pas një raporti të Departamentit të Drejtësisë ku akuzohej për veprime që tregojnë shenja racizmi.

Një nga oficerët u godit në shpatull dhe tjetri në fytyrë, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT