Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Balaj shkëlqen në Kroaci, premton formë të mirë edhe me kombëtaren

bekim-balajBekim Balaj ka shënuar gol të bukur për të vazhduar formën e mirë në kampionatin kroat.

Sulmuesi i Shqipërisë, Balaj realizoi me goditje të ultë nga rreth 20 metra për të ndihmuar fitoren 4:0 të Rijekës ndaj Zarës, të dielën në kuadër të javës së 25-të.

24-vjeçari ka nisur mirë karrierën në Kroaci, ndonëse Rijekës iu bashkua në një moment të vështirë.

Rijeka në janar e shiti yllin Andrej Kramariq te Leicester City dhe në vend të lojtarit që shënonte vazhdimisht gola solli Balajn.

Por shkodrani ia doli mjaft mirë të përballojë presionin. Ai tashmë i ka katër gola në gjashtë ndeshje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.