Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Futbollisti braktis Suedinë për t’u kthyer te kombëtarja Kosovare

kombetarja-kosoveIsh futbollisti i kombëtares skandinave Erton Fejzullahu që këtej e tutje do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës.

Ka qënë vetë sulmuesi ai që ka konfirmuar ftesën e përzgjedhësit kosovar për miqësoret e këtij muaji me skuadrat e Bundesligës së parë gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen, që luhen më 24 e 27 mars në Gjermani, citon portali suedez “Expessen.se”.

“Kur unë vendosa të luajë për Suedinë, kisha interesim nga Shqipëria.  Por, më pastaj më kontaktoi trajneri i Kosovës  Albert  Bunjaki. Ai më tregoi për projektin e tyre dhe çfarë duan të bëjnë. Mua m’u duk shumë interesant dhe tani ndihem mirë që kam vendosur të luaj. Është ndjenjë e mirë të përfaqësosh vendin tënd ku ke lindur”, është shprehur Fejzullahu.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.