Bosnje, aksidentohet kamioni me material radioaktiv

Bota

kamioniiiNjë kamion që transportonte material radioaktiv iridium-192 është përplasur me një makinë pasagjerësh, pranë qytetit Modriça të Bosnjës.

Shoferi i makinës ka vdekur. Policia ka bllokuar zonën derisa Agjencia për Sigurinë Bërthamore të Bosnjës ka matur nivelet e rrezatimit në këtë lokacion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtori i kësaj agjencie, Emir Dizdareviq, ka thënë se nuk ka pasur rrjedhje nga kontejneri.

Edhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Modriça kanë siguruar banorët lokalë se izotopi i iridiumit është në gjendje të ngurtë dhe se “nuk ka rrezik nga rrezatimi”.

ME TE LEXUARAT