Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tableti që kushton vetëm 48 dollarë

tabletiStrategjia e kompanisë Microsoft për të luftuar kundër tabletëve të lirë Android, duket se ka filluar të shfaqë shenjat e para të suksesit, sepse tani prodhuesi është duke bërë disa modele me çmime shumë të ulëta.

Modeli MOMO7W është një tabletë Windows 8.1 7-inç, i cili kushton vetëm 48 dollarë dhe nuk është për t’u çuditur se ky tablet vjen nga Kina, transmeton Koha.net. Megjithatë, ky tablet me atë çmim ofron ekran 7-inç me rezolucion prej 1024×600 pikselë, i cili punon me sistemin operativ Windows 8.1.

Gjithashtu posedon procesorin Intel Atom Bay Trail, 1 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme, portat HDMI dhe hapësirën për SD kartelën.

Ashtu sikurse tabletët tjerë të klasës së ulët, edhe ky tablet vjen me abonim një vjeçar të paketës softuerike Office 365.

Për 48 dollarë pritjet nuk mund të jenë shumë të mëdha prej këtij tableti, por kompania Microsoft ka arritur çmimin e ri më të ulët për tablet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet