Shqipëri – Armeni mund të luhet në Tiranë?

Sport

sportiTartani i “Elbasan Arena” rrezikon të mos shtrohet përpara ndeshjes së 29 marsit ndaj Armenisë.

Sipas “Panorama Sport” shkak për këtë ndryshim und të bëhet moti i keq që po mban këto ditë, i cili pengon që punimet të ecin me ritmin e duhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse punimet mund të mos e pengojë zhvillimin normal të takimit midis Shqipërisë dhe Armenisë, sepse pista nuk ndikon në mbarëvajtjen e takimit, kjo mund të mos miratohet nga drejtuesit e UEFA-së.

Nëse kjo ndodh, atëherë do të kishte një ndryshim dhe takimi ndaj Armenisë do të mund të zhvillohej ndoshta në “Qemal Stafa”.

Kujtojmë se punimet në stadiumin e kombëtares në Elbasan kanë filluar prej disa javësh dhe aktualisht janë në nivel të shtrimit me tartan të pistës atletike, duke e kompletuar kështu këtë impiant modern edhe në sportet e tjera olimpike.

Pas realizimit të punimeve, “Elbasan Arena” do të jetë i vetmi impiant në Shqipëri që do të plotësojë kushtet ndërkombëtare për sa u përket ndeshjeve të futbollit, por edhe garave të atletikës.

ME TE LEXUARAT