Partizani fiton derbin e kryeqytetit

Sport

tirana-partizani2015Partizani fitoi derbin e kryeqytetit. Tirana eshte mundur 1-2 nga te kuqte pas dy golave te shenuar ne pjesen e pare nga Partizani.

Tirana ka shenuar gol ne minutat e para te pjeses se dyte te ndeshjes perballe Partizanit. Rezultati i ndeshjes ne fillim te pjeses se dyte eshte 1-2 pasi Morina shenoi per Tiranen ne minuten e 62.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partizani ka udhehequr me rezultat ndeshjen me Tiranen ne ndeshjen derbi te kryeqytetit.

Nexhipi shënoi për Partizanin në minutën e 25 ndërsa më pas ka qenë Racic që në minutën e 32 ka dyfishuar rezultatin.

Pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin e te kuqve.

Derbi i kryeqytetit

Më në fund, derbi i kryeqytetit luhet sot pas një sërë pengesash të hasura gjatë këtyre ditëve të fundit. Tifozë të shumtë nga të dy skuadrat kanë mbushur stadiumin kombëtar Qemal Stafa.

Disa orë para ndeshjes, tifozeritë e dy skuadrave kanë mbushur rrugët e kryeqytetit me flamujt dhe simbolet e dy ekipeve. Tirana-Partizani është padyshim ndeshja më e madhe e historisë së futbollit shqiptar, ku përballen dhe dy klubet me më tepër histori e tifozë.

Skuadra e Tiranës, si pritësja e këtij derbi, ka nxjerrë në treg rreth 15.000 bileta, që sipas gjasave janë të gjitha të shitura, edhe pse qëndruan në treg për më pak se 48 orë.

Nga ana tjetër, stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” më në fund duket të ketë përfunduar restaurimin e pjesshëm, të filluar që në muajin janar.

Tashmë tapeti i ri i tij do të inaugurohet sot, ashtu si edhe ndriçimi i përmirësuar.

ME TE LEXUARAT