Konfirmohet zyrtarisht HTC One M9 me 64GB

Teknologji

htcKompania HTC sot ka njoftuar se One M9, smartfoni më i ri i kompanisë nga segmenti i lartë, së pari do të jetë në dispozicion në Tajvan.

Ky smartfon do të lansohet më 16 mars (të hënën) dhe si pasojë do të duhej të përhapet shpejt edhe në tregjet e tjera.

HTC po ashtu ka konfirmuar se ka dy versione të smartfonit One M9. Njëri me 32GB memorie të brendshme (versioni tajvanez, i cili do të kushtojë rreth 693 dollarë), ndërsa tjetri me 64GB, i cili do të shitet me një çmim rreth 756 dollarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për momentin nuk dihet nëse këto dy versione të smartfonit HTC One M9 do të jenë në dispozicion globalisht, transmeton Koha.net. Të dy këto versione do të kenë mbështetje për microSD kartelat, kështu që hapësira për ruajtje nuk do të jetë problem.

Specifikat e HTC One M9 janë: sistemi operativ Android 5,0 Lollipop përmes Sense 7 UI, procesori Snapdragon 810 Octa-Core, ekrani 5-inç me rezolucion prej 1080p, kamera e pasme prej 20MP, 3GB RAM memorie dhe bateria prej 2840mAh.

ME TE LEXUARAT