BE refuzon të deklarohet për rastin "Kleçka"

Kosovë&Rajon

MajaKocijancicEksperti i pavarur i autorizuar që do të hetojë aludimet për korrupsion brenda misionit EULEX do të duhet t'i dorëzojë të gjeturat e tij deri në fund të këtij muaji.

Këtë e ka konfirmuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, e cila në muajin nëntor e kishte emëruar francezin, Jean Paul Jaques që të hetojë nëse është implementuar në mënyrë adekuate Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është edhe një arsye përse Kocijançiq vazhdon të refuzojë të komentojë të gjeturat e fundit se zyrtarët evropian kanë tentuar të ndërmarrin veprime ligjore me qëllim të ndikimit në rrethanat politike në Kosovës, siç ishte rasti i fundit me skandalin rreth procesit “Kleçka”.

Kocijançiq insiston se EULEX as Brukseli nuk ndikojnë në proceset gjyqësore dhe rekomandon pritjen e raportit te emëruarit të Mogherinit.

Ndryshe, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin deri në fund të këtij muaji.

Thuhet se vizita dhe takimet që do i zhvillojë ajo do jetë një shtytje shtesë në përkushtimin e autoriteteve të atjeshme që e kanë treguar për procesin e dialogut.

ME TE LEXUARAT