Largimi nga Reali, ja vendimi i presidentit për Ancelottin

Sport

perez-ancelotttiPresidenti i Realit të Madridit Florentino Perez zgjodhi skenën e nderit, ku zakonisht bëhen prezantimet e lojtarëve të mëdhenj, për të vënë pikat mbi i rreth situatës që po kalon klubi madrilen. Sigurisht një nga temat më të nxehta për të cilën foli numri një i Realit, ishte ardhmja e Carlo Ancelottit.

"Dua të sqaroj se zërat për një largim të mundshëm të Carlo Ancelottit, nuk janë të vërtetë. Sigurisht që ne kemi kritikat tona, por informacione të tilla të rreme janë të papranueshme. Ancelotti ka besimin tonë të plotë, Carlo është trajneri më i mirë që mund të ketë Reali."

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat spanjolle ditët e fundit kaluan në sulm frontal ndaj italianit, duke këmbëngulur se 55-vjecarit i është vënë një ultimatum për të fituar me Barcelonën në "Camp Nou",

"Kemi futbollistët dhe tranerin më të mirë, ndaj sulmet në këtë periudhë të vështirë janë të ekzagjeruara. Cfarëdo që do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme, Ancelotti do të mbetet trjaneri ynë."

Perez u dha një mesazh tifozëve që shpërthyen në vërshëllima pas humbjes 3-4 me Shalken në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Championsit.

"Në këto momente duhet të jemi të gjithë të bashkuar, fansat, trajneri, shoqëria dhe lojtarët.Kemi fituar Kupën e Mbretit dhe Championsin në fund të sezonit të kaluar, nuk duhet ta harrojmë këtë."ssport

ME TE LEXUARAT