Kjo është replika e John Terry-t me Ibrahimovicin

Sport

j-terry"Ne si fëmijë? Ndoshta nuk është një imazh i mirë kur rrethon arbitrin por duhet të mbështesim shokët tanë".

Kjo është kundërpërgjigja që vjen nga kapiteni i Chelseat, John Terry në adresë të Zlatan Ibrehimovic, i cili zgjodhi fjalë vërtet thumbuese për blutë e Londrës për momentin kur u detyrua të largohej nga fusha e lojës. Në një intervistë dhënë për BBC, mbrojtësi anglez u ndal gjatë te kjo çështje.

"Kur shikon skuadrën kundërshtare që rrethon arbitrin e vetmja gjë që mund të bësh është të kundërpërgjigjesh dhe të bësh gjithçka për ta ndaluar që kjo të ndodhë. Është pjesë e lojës dhe një veprim normal nëse ndodhesh aty pranë dhe mbështet shokët e skuadrës".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një përgjigje që synon të mbyllë kapitullin e shumëpërfolur nga i cili Paris Saint Germain doli i ridimensionuar dhe sigurisht me një tjetër shpirt gare. John Terry dhe shokët e tij të skuadrës po kërkojnë ta hedhin sa më shpejt pas krahëve këtë moment për t'u përqëndruar te kampionati pasi skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e ka në duart e saj fatin e Premier League ku kryeson bindshëm.

ME TE LEXUARAT