Arsenali mendon seriozisht për Hummelsin

Sport

humelsMats Hummels është lojtari më i dëshiruar nga tifozët dhe zyrtarët e Arsenalit për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi gjerman i Borussia Dortmundit ishte lidhur edhe me një kalim në Manchester United, por në fund dështoi pasi verdh e zinjtë nuk deshën ta lirojnë atë, transmeton Telegrafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por Arsene Wenger është duke e përcjellë kapitenin e ekipit gjerman dhe ka bërë gati ofertë zyrtare në drejtim të Dortmundit për transferimin e Hummelsit në ‘Emirates’.

‘Topçinjtë’, do të ofrojnë 25 milionë euro për të provuar nënshkrimin me qendërmbrojtësin gjerman i cili në rast transferimi tek Arsenali do t’i ndihmonte kësaj skuadre jashtëzakonisht shumë, pasi problemi tyre më i madh është në mbrojtje.

ME TE LEXUARAT