Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zbardhet dëshmia e “Tonit” në prokurori: S`i njoh Metën e Bamin, s`kam porositur vrasjen e askujt

fatjon-skenderi2015Per rreth 5 ore e 40 minuta Fatjon Skënderi, personi kyç i hetimit në çështjen Doshi ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ai ka treguar para prokurorëve gjithçka di mbi komplotin e supozuar për vrasjen e 2 deputetëve, Tom Doshi dhe Mhill Fufi.
I njohur ndryshe si Toni, Skënderi ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave të drejtëpërdrejta që Doshi ka bërë ndaj tij , si personi i pajtuar nga Ilir Meta, për të organizuar eleminimin e tij fizik.
“Nuk kam pasur dhe nuk kam njohje nga afër me Ilir Metën apo bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, sic kam dëgjuar se është folur në media. Edhe me shtetasin Durim Bami, nuk kam asnjë lidhje”, ka thënë Skenderi në prokurori.
Ai ka bërë me dije se në fillim të shtatorit 2014 ndaj tij është bërë një atentat në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës. Sipas Fajton Skenderit, ai nuk ka dijeni kush e ka sulmuar ndonëse ka pretenduar se nuk ka konflikte apo mosmarrëveshje me njeri.

Forcat speciale te policise kane marre ne mbrojtje Fatjon Skenderin qe pas kthimit te tij nga Gjermania ne Shqiperi. Mbrojtja me police ka qene e dukshme edhe ne paraqitjen e Skenderit ne prokurori diten e sotme.

Skenderi ne prokurori

Ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Fatjon Skënderi, personi i përfolur si njeriu, i cili kishte porositur te Durim Bami vrasjen e Tom Doshit.

Për 5 orë e gjysëm me radhë ai është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes si personi që mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Ndersa ka lene organin e akuzes, Skënderi nuk ka pranuar te beje asnje prononcim per mediat. Fatjon Skënderi erdhi një ditë më parë nga Gjermania vetem për të dëshmuar për çështjen.

Nga videorrëfimi i Durim Bamit, ky i fundit tregon se kishte qenë Fatjon Skënderi, ish shoferi i PR-së, dhe i njohur me emrin e shkurtuar, “Toni” i cili kishte kontaktuar me të për të kryer vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit në këmbim të 600 mijë eurove.

Në Prokurori dëshmoi sot edhe Ylli Xhaxhollari, pronar i lokal “Viva” në zonën e ish-Bllokut.

Nga transkripti i bisedës së regjistruar në video dhe që u vu në dispozicion nga Tom Doshi, Ymer Lala, nga Durim Bami prezantohet si shoku i ngushtë i Fatjon Skënderit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet