Sondazhi, Ja kush do të zgjidhet president i ri Barcelonës

Sport

Barcelona “bombardon” Granada-n, fiton RealiSipas një sondazhi të zhvilluar nga Catalunya Radio, Joan Laporta, do të zgjidhet president i ri i Barcelonës.

Sipas një sondazhi të bërë nga Catalunya Radio, Joan Laporta do të grumbullojë më shumë se 50 përqind të votave në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Barcelonës që do të zhvillohen në verë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë sondazh, Joan Laporta ka grumbulluar 51 përqind të votave, gati dy herë më shumë sesa që ka arritur të marrë presidenti aktual Josep Maria Bartomeu.

Vetëm 27 përqind e të anketuarve mendojnë se Bartomeu do të ruajë postin që ka. Në sondazhin e kësaj radio, kandidati tjetër për president Benedito ka grumbulluar 13 përqind të votave.

Kurse, Vilarubbi dhe Font kanë marrë vetëm tre përqind të votave. Ndërsa, Toni Freixa ka mbledhur vetëm dy përqind të votave, një më shumëse sesa Jordi Farre./express

ME TE LEXUARAT