Shtyhet deri në fund të 2016 përdorimi i bonove të privatizimit

Aktualitet

3001-Ministria-e-Financave-443x350Qeveria shtyn deri në fund të vitit 2016 vlefshmërinë e përdorimit të bonove të privatizimit, duke synuar t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre individëve që posedojnë ende bono, për t’i përdorur ato, aty ku është parashikuar.

Ministria e Financave permes një deklarate të bërë publike sot, 11 mars 2015 sqaron përdorimin e tyre

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ligjit nr.136/2013 “Për një ndryshim në ligjin nr.7918, datë 13.04.1995 “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.02.1995 “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë të privatizimit)” dhe dekretit nr.1049, datë 27.03.1995 “Për disa plotësime në dekretin Nr.1030, datë 23.02.1995”, të ndryshuar, afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit ishte deri më datën 31.12.2014.

Aktualisht bonot e privatizimit dhe lekët e privatizimit sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi përdoren si më poshtë:

1. Në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale.

2. Në llogaritjen e formulës së privatizimit në shoqëritë aksionere për punonjësit, të cilët shkëmbejnë bonot e privatizimit me aksione.

3. Në procesin e privatizimit të SME-ve;

a) Ish- pronarët e truallit, që gëzojnë të drejtën e parablerjes, pagesën për objektin apo ndërmarrjen që privatizohet duhet ta kryejnë 20 % me lekë dhe 80 % me bono dhe lekë privatizimi.

b) Në privatizimin e objekteve shtetërore të dhëna me kontratë qiraje apo enfiteozë, këto objekte u shiten drejpërsëdrejti qiramarrësve apo enfiteozmarrësve dhe vetëm objekti bashkë me makineritë dhe pajisjet, nëse kanë, duhet t’i paguajnë deri 80% të vlerës së tyre me bono dhe lekë privatizimi.

ÇFARË PARASHIKON KY NDRYSHIM LIGJOR?

Ndryshimi parashikon zgjatjen e afatit të përdorimittë bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit në procesin e privatizimit të pronës shtetërore, në llogaritjen e formulës së privatizimit për punonjësit në shoqëritë aksionare dhe në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale.

KU MUND TË PËRDOREN DERI NË FUND TË VITIT 2016 BONOT E PRIVATIZIMIT?

Meqenëse në procesin e privatizimit të pronës shtetërore vazhdon të mos jenë përfshirë akoma një numër i konsiderueshëm objektesh, kryesisht në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave apo dhe të organeve të pushtetit vendor, etj, si dhe, duke gjykuar se shumë prej këtyre objekteve shtrihen në pronat e ish- pronarëve, të njohur apo kthyer me Vendime të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Ministria e Financave gjykoi se duhet të vazhdojnë lehtësirat për ish-pronarët, duke e likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve në rast parablerje me bono privatizimi (lekë privatizimi).

Shtyrja e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit (lekë privatizimi) i shërben edhe llogaritjes së aksioneve për punonjësit në shoqëritë aksionere, ku punonjësit e këtyre shoqërive përfitojnë aksione në këmbim të bonove të privatizimit. Në mbarë vendin rezulton se janë të paktën 344 shoqëri tregtare, ku institucionet publike janë aksionere të plotë apo të pjesshëm. Në shoqëritë tregtare, kur ka të dhëna të plota për pjesën e aksioneve për punonjësit e shoqërisë dhe për ish-pronarët e truallit, qeveria ka të drejtë të përcaktojë paketën e aksioneve, që i ofrohet blerësit të vetëm dhe nxjerr urdhrin përkatës për privatizim.

Gjithashtu, akti i ndërmarrë nga Ministria e Financave ndihmon përdorimin e bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje nëpërmjet ALUIZNI-t, ndërkohë që ky proces është në vazhdimësi. Sqarojmë se vazhdojnë të jenë në proces legalizimi një numër i konsiderueshëm objektesh apo banesash dhe se, përdorimi i bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit i shërben edhe këtij procesi.

INFORMACIONE TË VLEFSHME

Sipas të dhënave zyrtare, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera. Në procesin e privatizimit masiv u përdorën vetëm një pjesë e vogël e tyre 14.59 për qind e totalit ose 21.35 për qind e bonove të privatizimit të shpërndara.

Bonot e privatizimit kanë pasur dy destinacione masive, grumbullimi në fonde investimi dhe përdorimi në procesin e legalizimit. “Anglo-Adriatica” ka qenë një nga fondet e investimit të krijuara gjatë qeverisjes së parë të PD-së, por nuk arriti të futej në privatizimet strategjike. Ajo mblodhi bonot e rreth 200 mijë shqiptarëve, të cilët dorëzuan letrat me vlerë nga ’94-’99 në degë të hapura në të gjithë vendin.

ME TE LEXUARAT