Samsung prezanton telefonin që ju lejon të bëni foto nën ujë

Teknologji

samsung-nenujeSamsung Galaxy Xcover 3 është smartphone i ardhshem i rangut te mesem të kompanisë. Paisja e re Galaxy Xcover 3 ka një ekran 4,5 " WVGA dhe perdor një  procesor 1.2GHz quad-core, i arkitekturës se panjohur.

Pjesa tjetër e specifikimeve  përfshijnë 1.5GB RAM, 8GB memorje te zgjerueshme, një kamera e pasme 5MP e aftë për të bere foto nënujore, një kamera e përparme 2MP dhe një bateri 2200 mAh. Samsung Galaxy Xcover 3 gjithashtu mbështetet në një lartësimatës, busull dhe sensor GPS  dhe ofron lidhje LTE.

Galaxy Xcover 3 do të përdore sistemin Android 4,4 Kitkat, por ajo do të marrë  Lollipop më vonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Samsung Galaxy Xcover 3 ka të njëjtat çertifikatat te mbrojtjes si Galaxy S5 Active. Është certifikuar me MIL-STD 810G  për kripë, pluhuri, lagështi, shi, dridhje, rrezatimi diellor, transportit dhe rezistenca ndaj  shokut termik. Çertifikatat IP67 qe do të thotë Xcover 3 është  rezistent ndaj pluhurit dhe mund të mbijetojnë në ujë të freskët deri ne 1m-thellësi për gjysmë ore.

Samsung do të zbulojë më shumë detaje mbi Xcover Galaxy 3 në CeBIT javën e ardhshme.

ME TE LEXUARAT