Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen policore me Kosovën

Kosovë&Rajon

parlamentDhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar sot Marrëveshjen për intensifikimin e Bashkëpunimit Policor në mes të Zvicrës dhe Kosovës.

“Kjo marrëveshje synon luftimin krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, tregtisë me drogë dhe terrorizmit”, bëhet e ditur në komunikatën e publikuar nga institucionet federale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marrëveshja është miratuar me shumicë të madhe votash: 152 pro, 7 kundër dhe 11 të përmbajtura.

Dhoma tjetër, ajo e kantoneve ka votuar për këtë marrëveshje në dhjetor të vitit 2014.

Partia e Gjelbër ka qenë e vetmja që si parti ka ofruar rezistencë kundër miratimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja u lejon të dy vendeve veç tjerash këmbimin e informacioneve dhe ngrirjen e grupeve të përziera hetimore.

ME TE LEXUARAT