Olen Cesari takon Papën: “I mahnitur me Shqipërinë tënde”

Kliko per me shume info
olenOlen Cesari, violinisti ynë me famë botërore, ka përjetuar sot një emocion të veçantë. Në sheshin Shën Pjetër në Romë, siç e shihni dhe në këto foto, ka mundur të këmbejë dy fjalë me Papa Françeskun.

“Mbeta i mahnitur nga bukuria e Shqipërisë tënde”, i ka thënë i qeshur Ati i Shenjtë violinistit shqiptar. “Popull i ri, plot gjallëri dhe që ka vuajtur shumë”, ka vazhduar Papa Françesku, i cili vizitoi Shqipërinë më 21 shtator 2014.

Kliko per me shume info

Vizita e tij, fjalët e tij lanë gjurmë të thella në zemrat e shqiptarëve të të gjitha feve, por duket – dhe violinisti ynë virtuoz është dëshmitar dhe lajmëtar – se edhe Shqipëria e shqiptarët janë në zemrën e këtij njeriu të mirë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here