Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Luajtja me videolojëra është e shëndetshme

lojeraVideolojërat nga të cilat shpesh drejtohet gishti për shkak të dhunës dhe krijimit të varësisë, mund të kenë edhe ndikim pozitiv në shëndet, arsim dhe komponentë të tjerë shoqërorë.

Kështu kanë vlerësuar hulumtuesit dhe ata që i krijojnë, duke theksuar që videolojërat mund të ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë shprehitë e mira ushqyese, më të moshuarve të mbajnë në formë kapacitetet e veta trunore, por edhe të krijojnë vetëdijen për varfërinë dhe ndryshmet klimaterike, transmeton Koha.net. Për shumicën e amerikanëve, megjithatë para së gjithash ekziston lidhje e drejtpërdrejtë në mes videolojërave dhe dhunës, ka treguar anketa e kohës së fundit e firmës hulumtuese Hariss.

Jason Aler nga Universiteti i Karolinës Veriore megjithatë konsideron që luajtja e videolojërave mund të ndikojë pozitivisht, para së gjithash në funksione psikologjike, që personat e vjetër që i luajnë të ndihen më mirë psikologjikisht se ata që nuk i luajnë.

Aler ka thënë që videolojërat kanë reputacion të keq sepse shpesh i luajnë në mënyrë të tepruar, por akuzimi i tyre për problemet në shoqëri është “thjeshtësim” i situatës.

Ai ka theksuar që do të ishte hipokrite të mohohen efektet e mundshme negative, por që nuk ka asnjë dëshmi që luajtja e lojërave ku është i pranishëm agresioni të çojë deri te ajo që lojtari të bëhet agresiv. Sot ekziston edhe një numër i madh i videolojërave arsimuese siç janë ato që nxisin fëmijët për të konsumuar më shumë pemë dhe perime.

Ekspertët madje konsiderojnë që lojërat në të cilat goditet shënjestra e caktuar përmirësojnë aftësinë e koncentrimit në shënjestrën e fshehur, transmeton Koha.net. Por, lojërat siç kanë konstatuar shkencëtarët nga spitali i fëmijëve në Boston hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën AP (Adolescent Psychiatry), në të cilat gjuhen anijet hapësinore armike, ndërsa shmangen anijet miqësore mund të ndihmojnë fëmijët agresivë të kontrollojnë emocionet e tyre, sepse duhet të jenë të qetë për të gjuajtur në shënjestrën e duhur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet