Guardiola ka një mesazh për Bayernin

Sport

GUARDIOLAPep Guardiola pret një kundërshtar mjaft agresiv në sfidën e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve me Shakhtar Donetsk në "Allianz Arena".

Trajneri spanjoll shprehet me shumë respekt për skuadrën ukrainase që barazoi 0-0 në Lviv, por Bayerni ka në organikë lojtarë shumë më cilësorë. "Ndoshta ndaj Shakhtar do të kemi një surprizë, prandaj duhet të jemi të përgatitur. Kjo është një ndeshje që u ngjan sfidave të 'play-off'-it në basketboll. Duhet të ndërtojmë një strategji në bazë të rezultatit të takimit të parë. Gjithsesi unë mendoj se do të luajmë në të njëjtën mënyrë, në fund të fundit diferencën e bën cilësia e lojtarëve. Shakhtari luan një futboll agresiv, me sulme dhe kundërsulme të shpejta. Nëse do të ishte pjesë e Bundesligës sigurisht që do të luftonte për të fituar titullin", ka theksuar Guardiola.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në anën tjetër trajneri i Shaktarit, rumuni Mircea Lucesku, shpreson te një rezultat surprizë. Ai kujtoi se gjatë eksperiencës së tij në krye të ekipit ukrainas është përballur me shumë skuadra të tjera gjermane si Shtutgarti, Schalke dhe Borussia e Dortmundit, megjithatë sfida e Allinaz Arenës përpara Bayernit dhe 70 mijë tifozëve, sipas tij mbetet e veçantë.

ME TE LEXUARAT