Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Toni”, i akuzuar nga Tom Doshi si ndërmjetës për vrasje, dëshmon në prokurori

fatjon-skenderi2015Mberrin ne prokurorine e Krimeve te Renda, Fatjon Skenderi, deshmitari kyc ne ceshtjen e hapur per hetim pas akuzave te Tom Doshit per nje tentative vrasje ndaj tij.

Ne ora 09.10 te dates 11 mars, Fatjon Skenderi ka mberritur tek krimet e renda dhe ka nisur dhenien e deshmise se tij para prokuroreve. Personazhi

Toni personazhi i shume përfolur i ditëve te fundit si ndërmjetësi për atentatin e pretenduar ndaj dy deputeteve Tom Doshi dhe Mehill Fufi pritet te dëshmoje ne Prokurorinë e Krimeve te Renda. Burime nga organi i akuzës bëjnë te ditur se ai është kthyer nga Gjermania ku qëndron prej disa muajsh per tu marre ne pyetje lidhur me akuzat e Doshit.
Fatjon Skënderi mësohet se ka mbërritur ne orët e vona te mbrëmjes se te hënës. Te mërkurën ne orën 9 ai pritet te mbërrije tek krimet e renda. Fatjon Skënderi i cili është pronar i nje lokali ne zonën e ish-bllokut ne Tirane pritet te sqaroje shume enigma ne lidhje me atentatin per te cilin deputeti pretendon se është porositur nga kreu i kuvendit Ilir Meta.
Ne videon e publikuar ne media ku shfaqet Durim Bami nga Fushe Kruja, personi qe sipas Tom Doshit ishte paguar per finalizimin e atentatit qe me pas ishte penduar përmendet vazhdimisht emri i Fatjon Skënderit. Prokuroret qe kane ne duar çështjen Doshi e konsiderojnë shume te rëndësishme dëshminë e Fatjon Skënderit.
Ky i fundit nuk është emër i panjohur per policinë shqiptare. Ai ka qene I arrestuar si pjese e një rrjetit ndërkombëtar te trafikut te drogës, i cili u godit ne vitin 2006. Ndërsa nje vit me vone u dënua me 6 vjet burg. Ende nuk është plotësisht e qarte se si ka arritur ta binde prokurori Skënderin te kthehet nga Gjermania për tu marre ne pyetje. Vizionplus

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet