Chanel kthen pasarelën në bar, e modelet në kameriere

Kliko per me shume info

chanelChanel bashkoi modën dhe të ngrënit dje në Paris, duke shndërruar pasarelën në një bar të kompletuar me kamerierë e tavolina të mbuluara me çarçafë të bardhë, derisa modelja Cara Delevigne bëri hyrjen përmes derës rrotulluese të “restaurantit”.

Të ftuarit, të ulur nëpër tavolinat e restorantit të improvizuar “Brasserie Gabrielle” kishin porositur kapoqinot e shampanjat e tyre të servuara nga modelet që ishin veshur si kamariere, teksa Karl Lagerfeld shpalosi një koleksion me gëzofë, me xhaketa me kapuça, fustane të tejdukshme dhe çanta në formë të pjatave të darkës…

Lagerfeld, që ka treguar se është i varur nga pijet e gazuara dietale, ka kohë që është i pasionuar pas ushqimit. Ai kishte thënë se “moda është motivimi më i shëndetshëm për të humbur në peshë”.

Kliko per me shume info

Është bërë një praktikë e zakonshme në pasarelat e Chanelit, që veshjet të vihen në plan të dytë. Një riinterpretim i karakteristikave të siluetës e materialeve tipike të kësaj marke si: kostume me material të gëzofëve të ndryshme. U pa që këtë herë fokusi ishte tek xhaketat që u ekspozuan në mënyrë shumë të kujdesshme, të ripërpunuara për klientët bashkëkohor të markës Chanel, që erdhën të stolisura me lëkurë dhe të qëndisura në mënyrën e artit japonez, për forma e figura dekorative të ashtuquajtur Origami me elementin kimik polivinil klorid.

Shumica e të ftuarve pëlqenin ulëset e improvizuara brenda Pallatit të madh të Parisit. Modelja Delevingne ka hapur dhe ka mbyllur spektaklin. Gjithashtu kaloi pak kohë me shoqen e saj të ngushtë, Kendall Jenner, në baret dhe tavolinat e improvizuara duke ekspozuar veshjet nëpër pasarelë.

Pas finales, Lagerfeld doli prapa barit për t’iu “servuar” përgjigje gazetarëve dhe tha: “Veshje të vërteta për femra të vërteta” duke përshkruar linjën e tij dhe arsyen pse kishte zgjedhur ta prezantonte në një suazë restoranti.

“Dua t’i vendos veshjet në kontekste ku ato do të duhej të jetonin”, shtoi ai.

 

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here