Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

19-vjeçarja heq dorë nga modelimi i veshjeve të brendshme për t’u bërë shofere kamioni

shofere-kamioni-modeleNë moshën 19 – vjeçare kjo modele e veshjeve të brendshme nga Australia hoqi dorë nga ky profesion për t’u bërë shofere kamioni.

Shana Mooyman e nisi karierën e saj si modele në moshë fare të re dhe falë pamjes së saj, u kthye shumë shpejt në një modele tepër të kërkuar.

Por 25 – vjeçarja bëri një kthesë të pazakontë në jetën e saj kur vendosi që t’i përkushtohej udhëtimeve me kamion, duke transportuar materiale për miniera.

Siç shkruan britanikja DailyStar, sot, Shana ka grumbulluar kaq shumë të ardhura sa ka në pronësi të saj 3 kompani.

Duke folur për gazetën, ajo tha se në fillim kishte pasur dyshimet e saj, pasi puna si shofere kamioni konsiderohet si profesion për meshkujt, megjithatë pas 6 vitesh, ish – modelja thotë se gjithçka ia ka vlejtur.

Sa i përket arsyes se përse hoqi dorë nga modelimi, Shana shprehet se hoqi dorë pasi ishte në kërkim të një profesioni të qëndrueshëm dhe të sigurtë./express

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet