Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Goditet banda shqiptare e kokainës, ja fotot e 17 të arrestuarve

foto-arrestimetPolicia italiane e cila ka shkatërruar një organizatë kriminale të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe marijuanës publikoi sot fotot e 17 shtetasve që janë arrestuar.
Urdhrat e arrestit të lëshuara kundër qytetarëve me origjinë shqiptare janë zbauar në krahinat e Romës, Arezzo, Reggio Emilia, Raguzë dhe Leçes.

Në operacionin e quajtur ‘Rambla Blanca’, ranë në pranga 17 qytetarët me origjinë shqiptare me banim në krahinat e Romës, Arezzo, Reggio Emilia, Raguzë dhe Leçe.

Akuza e ngritur ndaj tyre është “shoqatë kriminale për qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës.” Hetimet e kryera deri më tani kanë çuar në arrestimin e 25 njerëzve dhe sekuestrimin e një total prej 30,2 kile kokainë dhe dy tonë marihuanë, si dhe 32,000 euro të gatshme, shtatë makina, një kamion, dy anije, 3 peshore etj.
Gjithashtu, janë zhvilluar hetime të një natyre financiare kundër anëtarëve të organizatës kriminale që kanë sjellë konfiskimin e burimeve financiare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme 5 makina dhe 7 llogari me vlerë totale prej mbi 600,000 €.

sekuestrimet15

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet