Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vrasje e trefishtë në Prizren, policia në kërkim të autorëve

beqajRreth orës 14:15 minuta në Prizren ka ndodhur një ngjarje tragjike ku si pasojë kanë mbetur të vrarë 3 persona. Ngjarja ka ndodhur afër spitalit të qytetit ku një person ka shtënë me armë zjarri duke vrarë tre persona.

“Rreth orës 14:15 si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të vrarë tre persona”, ka deklaruar komandanti i policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

Policia është vënë në kërkim të dy të dyshuarve të cilët mendohet se janë përgjegjës për krimin makabër para disa orësh.

“Ende nuk dihet për motivet e krimit. Policia dhe hetuesit janë shpërndarë në kërkim të dy të dyshuarve. Gjithashtu jemi duke shikuar kamerat e sigurisë të cilat janë vënë në atë zonë për të parë nëse mund të marrim ndonjë informacion të rëndësishëm”, ka thënë Zëdhënësi i policisë në Komunën e Prizrenit.

Mësohet se viktimat e vrasjes së trefishtë sot në Prizren janë personat me inicalet F. Shishko, H. Thaçi dhe B Ersoj, të gjithë nga Prizreni.

Sipas RTK-së në vendin e ngjarjes kanë ngelur gëzhojat e fishekëve të cilat sipas policisë janë të dy kalibrave të ndryshëm, kallashnikov dhe pistoletë. Ende policia nuk i ka bërë të ditur motivet e kësaj vrasje makabër, ndonëse ka një pistë hetimi, ndërsa personat të cilët e kanë kryer këtë akt të rëndë janë në arrati. –

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet