Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Vrasja e Lamajt, gjykata mbyll shqyrtimin, të mërkurën pretenca

Arben-Frroku-Kryekomisari-Dritan-Lamaj-300x221Pas 46 seancave dhe afro një vit nga nisja e procesit gjyqësorë ndaj biznesmenit Arben Frrokut, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësorë, duke i lënë prokurorisë të drejtën për të lexuar konkluzionet më 18 mars.

Në seancën e radhës gjyqësore për këtë çështje të mërkurën tjetër, Prokuroria do të paraqesë pretencën, se sa vite burg do të kërkojë për Frrokun.

Arben Frroku është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim ndaj kryepolicit të kombinatit Dritan Lamaj shkurtin e vitit të shkuar si dhe mbajtjes së armëve luftarake.

Vetë Frroku nuk e ka pranuar asnjëherë këtë akuzë, teksa procesin ndaj tij e ka quajtur një manipulim të qëllimshëm të organit të akuzës.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.