Veseli falënderon Arabinë Saudite për mbështetjen ndaj Kosovës

Kosovë&Rajon

VESELIKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në një takim Talat Salem Radwan, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë dhe ambasador jorezident në Republikën e Kosovës.

Kryetari Veseli falënderoi ambasadorin Radwan për kontributin e dhënë nga Arabia Saudite në momente caktuara për Kosovën, për njohjen e saj, si dhe ndikimin që Arabia Saudite ushtron në vendet tjera të botës arabe në funksion të njohjes së Republikës së Kosovës nga ato vende që ende nuk e kanë njohur.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes Kuvendit të Republikës së Kosovës e Asamblesë konsultative të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes tyre.

ME TE LEXUARAT