Vdes pacienti, familjarët rrahin mjekun në spitalin e Vlorës

Aktualitet

policia-vloreNjë pacient ka humbur jetën në spitalin e Vlorës ndërsa familjarët kanë dhunuar mjekun që ishte kujdesur për viktimën.

Engjëll Lazaj, mjeku reanimator është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga familjarë të një pacienti që humbi jetën.

Sipas mjekëve, në spital është paraqitur një pacient i cili kishte pësuar infarkt dhe humbi jetën. Për këtë familjarët e tij fajësuan doktorin Engjëll Lazaj duke përdorur dhunë fizike ndaj këtij të fundit.

Ditën e sotme, rreth 30 mjekë dhe infermierë kanë kërkuar përpara siguri nga shteti, pasi sipas tyre nuk është hera e parë që dhunohet një mjek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tyre ka pasur shpesh dhunë verbale, por ditën e djeshme gjithcka ka degraduar në dhunë fizike. Mjekët gjatë protestës kërcënuan se do të protestojnë çdo ditë deri sa siguria e tyre të jetë maksimale.

ME TE LEXUARAT