Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

“Toni” rrëzon skenarin e Tomës: Ja çmë tha nipi i Doshit! Gati të ballafaqohem!

toniFlet Fatjon Skënderi (Toni) nga Gjermania, njeriu i akuzuar nga Tom Doshi se shërbeu si ndërmjetës në atentatin ndaj tij dhe e quan atë skenar të fëlliqur. “Me videoregjistrimin e transmetuar në sfondin e të cilit duken Durim Bami nga njëra anë dhe nga ana tjetër z. Tom Doshi që e pyet, jam njohur ditën që u transmetua në Tv  Klan. Jam çuditur dhe jam shokuar për përfshirjen e personit tim aty, si dhe për mënyrën e formulimit të asaj bisede, e cila nuk mund të jetë gjë tjetër përveçse një intrigë, të cilën unë e hedh poshtë me neveri”

Dikujt i interesonte që Toni të vritej. I vdekuri nuk flet dhe merr me vete çfarëdo që t’i hedhësh dhe për këtë u zgjodh edhe videoja. Kanë menduar se Toni i vdekur nuk do fliste më. Asnjë lidhje nuk kam unë me këto akuza. Zotin Durim Bami unë e njoh prej disa vitesh, por jo se kam miqësi të vjetër dhe të veçantë me të. Takoheshim rrallë, por pa angazhime reciproke sepse nuk hynte në rrethin tim të ngushtë shoqëror. Për herë të fundit jam takuar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ndaj meje në fillim të muajit shtator. Unë prapë përsëris që jam i shokuar, por ndoshta joshja për para, presioni apo ku di unë nga z. Doshi, e kanë detyruar atë të shpifte në mënyrë monstruoze ndaj meje dhe ndaj personave të tjerë. Unë në asnjë rast nuk kam biseduar apo bërë pazare lekësh të çdo lloj natyre qofshin me z. Bami dhe të tjerë, ndaj pres të ballafaqohem sa më parë me z. Bami, z. Doshi e të tjerë persona. Me z. Agim Rama kam pak njohje, pasi ortaku im, Ylli e ka mik. Z. Agron Kuliçaj nuk e kam takuar asnjëherë, me Prokurorin e Përgjithshëm gjithashtu nuk kam patur asnjëherë kontakte, ndërsa prokurorin Eugen Beci e njoh po nëpërmjet ortakut tim Yllit, me të cilin ai kishte marrëdhënie shoqërie. Z. Ymer Lala e kam shok. Me z. Ilir Meta herën e fundit jam takuar para 10 vjetësh, në vitin 2005 në Kombinat, në periudhën e fushatës elektorale, ku në një takim unë vetëm sa i kam dhënë dorën”, thote Skenderi ne nje interviste per te perditshmen Mapo.

Me tej ai sqaron cfare i tha nipi i Doshit, pas publikimit te lajmit, “Me deputetin Tom Doshi jam njohur nëpërmjet nipit të tij, para shumë vitesh. Mund të jem takuar mbase dy herë gjatë kësaj periudhe. Ndërsa me nipat e tij vazhdoj të kem miqësi edhe tani që flasim. Kur pashë videoregjistrimin u shqetësova dhe mora në telefon nipin e Tomës. Ai m’u përgjigj se janë disa thashetheme, por hajde të sqarohemi. I dërgova fjalë Tom Doshit duke i thënë se dua ta takoj burrërisht, por Toma pas disa ditësh më çoi fjalë e më tha mos u kthe, se nuk i zë besë ministrit Tahiri dhe policia do të ndalojë”.

Skenderi thote se eshte i gatshem te kthehet dhe të sqaroje përpara organeve të drejtësisë këto akuza. “Por kam edhe detyrim moral ndaj vetes sime, të afërmve të mi dhe miqve të mi. Unë i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm dhe ministrit Tahiri, të më thërrasin dhe njoftojnë zyrtarisht të paraqitem para organeve të drejtësisë. Unë dhe familja ime duam që të çlirohemi nga ky makth”, theksoi ai ne intervisten per gazeten “MAPO”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.