Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Tom Doshi çon shoferin dëshmitar në prokurori: Mark Frroku më njoftoi për skenarin e vrasjes

tom-doshi-prokurori Prokuroria e krimeve të rënda ka marrë në pyetje sot shtetasin Klodian Mema, shoferi i deputetit Tom Doshi.
Marrja në pyetje e Memës, është bërë nga prokurorët me kërkesë të Tom Doshit. Ky i fundit u ka thënë prokurorëve se shoferi i tij ka qenë prezent në bisedat që Doshi ka bërë me Mark Frrokun pasi ky i fundit e kishte njoftuar se “Durim Bami ka marrë porosi për vrasjen”.
Mësohet se në dëshminë e tij shoferi i Tom Doshit ka mbështetur qëndrimin e deputetit në lidhje me njoftimin nga Mark Frroku.


Deshmia e Doshit ne prokurori

Deputeti Tom Doshi ka dale nga prokuroria pas nje qendrimi prej mese tri oresh para grupit hetimor te ngritur pas akuzave publike qe ai beri per nje plan vrasje ndaj tij.

“U paraqita ne prokurori ne pergjigje te thirrjes qe me kane bere. Dhashe deklarimet qe me kerkuan por publikisht tani nuk mund te flas per ceshtjen, per shkak te sekretit hetimor”, tha deputeti Tom Doshi ne dalje te prokurorise.

Nga qendrimi prej tri oresh e 30 minuta para hetuesve, mesohet se me shume se 90 minuta ka qene ballafaqimi i Doshit me kolegun e tij Mark Frroku.

Te dy deputetet kane dhene deklarime krejt te kunderta. Doshi ka pretenduar se Mark Frroku e njoftoi per faktin se Durim Bami ishte paguar per ta vrare, ndersa Mark Frroku ka deklaruar gjate ballafaqimit se nuk dinte gje per kete histori.

Deputeti Doshi u mor ne pyetje per here te pare ne prokurori javen e kalua ne nje seance qe zgjati me shume se 6 ore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
2 Comments
  1. Moza says

    Bravo zoti Doshi paske tamam shofer burre dhe njeri i ndershem hallall qumshtin e nenes,Frrokut bjeri hasha te paburrit.

  2. Elton says

    Mas frrokut vjen Saliu!

Leave A Reply

Your email address will not be published.