Samsung me porosi rekorde për Galaxy S6 dhe S6 Edge

Teknologji

samsungSamsung Galaxy S6 dhe S6 Edge ka debutuar zyrtarisht javën e kaluar, por para-porositë për modelet e reja të Samsung thuhet se po i thyejnë rekordet e kompanisë.

Derisa Samsung ka rënë nga pozita e liderit global të shitjeve me telefonat e mençur, para-porositë për modelet e saj të fundit - Galaxy S6 dhe S6 Edge besohet se kanë arritur rekorde të reja, dhe kjo do të bëjë që Samsung përsëri ta marrë kreun e listës në nivel botëror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Samsung tashmë ka marrë 20 milionë paraporosi për S6 dhe S6 Edge — 15 milionë për S6 dhe 5 milionë për S6 Edge. Këto porosi janë bërë nga operatorët mobil nga e gjithë bota, raporton The Korea Times.

Samsung ka pasur luhatje të mëdha në biznesin e saj mobil në vitet e fundit, dhe për këtë Samsung u zotua se do ta rindërtojë krejtësisht linjën e produkteve të saj mobile.

ME TE LEXUARAT