Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Policia nuk merr përsipër ndeshjen Tirana-Partizani

tirana-partizaniDerbi i kryeqytetit has sërish probleme për zhvillimin e tij. Pas shtyrjes për shkak të terrenit të papërshtatshëm të stadiumit “Qemal Stafa”, është polilcia e Tiranës ajo që nuk merr përsipër sigurinë në sfidën e 12 marsit.

Shkak është bërë zhvillimi i një mitingu partiak në kryeqytet po në të njëjtën ditë, gjë e cila sipas forcave të rendit nuk krijon mundësinë për të garantuar sigurinë në sfidën më të rëndësishme të sezonit në futbollin shqiptar.
Lajmi është konfirmuar nga burime pranë FSHF dhe për momentin palët janë në negociata për të gjetur një zgjidhje për zhvillimin normal të sfidës.
Gjithsesi në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje, një zgjidhje mund të jetë angazhimi i një policie private, e cila në këtë rast do të ishte në ngarkesë të palës organizuese, Tiranës.ssport

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.