Naço: Imazhi i keq i drejtësisë, qytetarët s`besojnë as tek vendimet e drejta

Aktualitet

analiza-apeli-trMinistri i Drejtësisë Nasip Naço ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në analizën e punës së Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjatë takimit analizues është raportuar lidhur me ecurinë e punës së kësaj gjykate gjatë vitit 2014, sfidat, problematikat si dhe arritjet e shënuara.

Në fjalën e tij, Ministri Naço ka vlerësuar trendin pozitiv të punës së kësaj gjykate që lidhet me numrin e lartë të çështjeve të shqyrtuara me vendim përfundimtar gjatë vitit 2014.

“Ju cituat se gjatë 2014 janë shqyrtuar 8398 çështje, krahasuar kjo me 6066 çështje të shqyrtuar në vitin2013. Pra, në vitin që analizojmë ka pasur një trend rritje të çështjeve, por Gjykata e Apelit ka mundur të shqyrtojë mbi 2300 çështje më shumë se viti 2013, ku secili gjyqtar ka shqyrtuar afërsisht 323 çështje civile apo penale, si gjyqtar relator. Kjo tregon për një punë të konsiderueshme të përballuar dhe për këtë ju përgëzoj. Duke e njohur nivelin e trupës gjyqësore të kësaj gjykate, si dhe duke e krahasuar këtë të dhënë me atë të gjykatave të tjera, jam i bindur se çdo gjyqtar i kësaj gjykate, ka mundësinë dhe duhet të përballojë një fluks edhe më të lartë, gjë e cila pranohet në raportimin tuaj se sfida që ju keni është lehtësimi ngarkesës së gjyqtarëve, nëpërmjet mekanizmave më efektivë të riorganizimit me qëllim garantimin e cilësisë dhe shpejtësisë së gjykimit. Gjithësesi kjo e dhënë për mua si Ministër Drejtësie, do të thotë që trupa gjyqësore i është përgjigjur trendit në rritje të volumit të punës, ku në vitin 2014 më shumë se 2300 palë apeluese, pjesëmarrëse në proceset që ju keni shqyrtuar, nuk kanë më, ankthin se çfarë vendimi kjo gjykatë do të japë në lidhje me çështjen e tyre”, u shpreh z. Naço.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke iu referuar problematikave të gjyqësorit, të konstatuara edhe nga Progess Raporti 2014 i Komisionit Europian, Ministri Naço theksoi se këto problematika për fat të keq kanë dobësuar ndjeshëm besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe gjykatat, saqë në shumë raste edhe pse një vendim i gjykatës është plotësisht i drejtë, përsëri ky vendim, nuk krijon besim se drejtësia u dha siç duhet.

Gjithashtu z. Naço ka vlerësuar edhe nismën e re të Gjykatës së Apelit, në lidhje me pyetësorin “Mbi nivelin e kënaqësisë së qytetarëve për shërbimet gjyqësore”, duke theksuar se objektiviteti i mënyrës së plotësimit nga qytetarët, konfidencialiteti, mënyra e trajtimit dhe përpunimit të informacionit nga gjykata, duhet të përbëjë një nga prioritetet e punës për vitin 2015.

ME TE LEXUARAT