Mustafa në Tiranë: Kosova ka nevojë për njohje të reja

Kosovë&Rajon

mustafaKryeministri Isa Mustafa gjatë konferencës për shtyp pas takimit me kryeministrin Edi Rama u ndal në njohjet e reja të Kosovës, duke vlerësuar mbështetjen që ka dhënë Shqipëria në këtë aspekt.

Por Mustafa e konsideroi të nevojshme vijimin e procesit të njohjeve, sidomos nga vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Përkrahja juaj që keni dhënë sa i përket njohjes së Kosovës nga vende të tjera e konsiderojmë si përkrahje të veçantë, sepse Kosova ka nevojë që në këto momente të njihet nga më shumë vende, sidomos nga vende të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur", ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa.

Të dy homologët folën edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe projektet e përbashkëta në këtë fushë, të cilat do të marrin një rëndësi të madhe edhe në mbledhjen e dytë që do të mbahet në fund të këtij muaji.

ME TE LEXUARAT