Media britanike: Ky talent do largohet nga Manchester United

Sport

di mariaDaily Star këmbëngul se vetëm një vit pas blerjes së tij nga Reali i Madridit për 75 milionë Euro, United do të heqë dorë nga Di Maria.

Mediat britanike spekullojnë se rrugët mes 27-vjecarit argjentinas dhe Djajve të Kuq do të ndahen përfundimisht në verë. Daily Star këmbëngul se vetëm një vit pas blerjes së tij nga Reali i Madridit për 75 milionë Euro,

United do të heqë dorë nga Di Maria. Louis Van Gaal po punon për të afruar në Old Trafford bashkëkombasin e tij Memphis Depay dhe për t'i bërë vend 21-vjecarit holandez trajneri i Red Devils duhet të largojë nga skuadra mesfushorin argjentinas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Di Maria nuk po kalon momentin më të mirë që nga transferimi i tij në ishull. Së fundmi disa hajdutë u përpoqën të plackitnin shtëpinë e tij ndërsa ai darkonte me familjen dhe si për të arritur kulmin në tre ndeshjet e fundit në Premier League ai ka qenë lojtari i parë i zëvendësuar nga Van Gaal.

Në fakt trajneri holandez vetëm pak ditë më parë deklaroi se do të synojë rikuperimin e formës së Di Marias, por pavarësisht kësaj Daily Star shkruan se në verë 27-vjecari i lindur në Rosario do të largohet nga Old Trafford me destinacion Paris Saint Germain-in.

Trajneri i skuadrës franceze Laurent Blanc e dëshiron me cdo kusht mesfushorin argjentinas dhe te United me shitjen e Di Marias do të bëjnë të mundur transferimin e Memphis Depay-it në Old Trafford për 28 milionë Euro. Por djaloshi holandez nuk është objektivi i vetëm i Djajve të Kuq pasi ëndrra e tyre e madhe për merkaton e verës mbetet Gareth Bale. Shanset që uellsiani të largohet nga Reali janë shumë të pakta megjithatë për një klub si Manchester United shpresa vdes e fundit.ssport

ME TE LEXUARAT