Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Irina Shayk : Përkrah Ronaldos më dukej vetja ‘e shëmtuar’

irinaIsh-e dashura e Cristiano Ronaldo-s ka thënë se është ndjerë ‘e shëmtuar’ dhe ‘e pasigurtë’ në krah të njeriut të gabuar.

Modelja ruse, Irina Shayk, tha se e kishte lënë sulmuesin e Real Madrid për pabesi, duke e përshkruar njeriun perfekt të jetës së saj si ‘besnik dhe të ndershëm’.

Ajo tha për revistën spanjolle Hola : “Mashkulli im perfekt është besnik, i ndershëm dhe që di si t’i trajtojë femrat”.

“Nuk kam besim te burrat që nuk na bëjnë të lumtur, sepse ata janë djem, nuk janë burra. Mendoja se e kisha gjetur mashkullin tim ideal, por u gabova”.

Bukuroshja shtoi : “Unë mendoj që një femër ndihet e shëmtuar kur ka në krah mashkullin e gabuar. Unë u ndjeva e shëmtuar dhe e pasigurtë”.

Duke deklaruar se ishte fundi i marrëdhënies ishte gjëja më e mirë, modelja e Victoria’s Secret tha për revistën : “Çdo marrëdhënie është e vështirë, prandaj duhet ta dish se çfarë mashkulli do në krah dhe t’i njohësh vlerat dhe të dish se çfarë është e rëndësishme në jetën e tyre”.

“Nëse qëndron me dikë, është sepse po ecni në të njëjtin drejtim, dhe të dy po kërkoni për të njëjtën gjë. Të dy duhet të keni të njëjtin koncept për rëndësinë e një marrëdhënieje. Unë i dua meshkujt e ndershëm, ata që i janë besnikë femrave të tyre”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.