Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Drejtori Sportiv: Messi mund të largohet nga Barcelona

dr-sportivDrejtori sportiv ndërkombëtar i Barcelonës, Ariedo Braida, ka deklaruar se edhe pse duket e pamundshme për momentin, Lionel Messi mund të largohet nga Camp Nou.

Kjo deklaratë e fortë është bërë gjatë një interviste për Esport 3 ku ai është shprehur edhe për gjasat e shitjes së Lionel Messit.

“Sa i takon Messit, mendoj se është po thuajse e pamundshme që ai të largohet, por me Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germain, të cilët kanë aq shumë para, kjo mund të ndodhë”.

“Por ai është në fenomen, një jashtëtokësor i cili mund të krahasohet me Maradonan dhe Pelen”, ka theksuar Braida.

Braida më parë ka qenë drejtor sportiv i Milanit ndërsa muajin e kaluar u angazhua te Barcelona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.