Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Dorëzohet Diego Simeone

simeoneDorezohet Diego Simeone. Barazimi me Valencian e komplikon situatën e Atletico Madrid në luftën për titullin kampion.
Diego Simeone dorëzohet. Barazimi me Valencian e komplikon situatën e Atletico Madrid në luftën për titullin kampion. Sipas trajnerit argjentinas skuadra e tij nuk bën pjesë në garën mes dy të mëdhenjve pasi u shkëput me plot 7 pikë nga kryesuesja, Barcelona.

“Nuk mendoj se vazhdojmë të jemi në garë për të mbrojtur titullin. Sezoni mbetet ende i gjatë por tashmë rivalet tona janë Sevilla dhe Valencia për vendin e tretë, dy skuadra ndaj të cilave nuk arritëm të fitonim në dy përballjet e fundit”, ka theksuar Simeone. Në vijim, “El Cholo” bëri një analizë të detajuar të sfidës së barazuar në “Vicente Calderon” duke theksuar se ekipi i tij bëri mjaftueshëm në pjesën e parë por nuk arriti të vuloste fitoren.

“Gjatë pjesës së parë e interpretuam ndeshjen shumë mirë. Ushtruam presion dhe fituam pothuajse çdo duel. Gjithsesi, ndryshuam fytyrë në të dytën sepse nuk luajtëm në të njëjtën mënyrë. Velancia mori kontrollin e ndeshjes dhe arriti të barazonte, prandaj mendoj se ky është rezultati më i drejtë”, ka shtuar Simeone.
Pas 26 javëve, Atletico Madrid mban vendin e tretë me një pikë më shumë se Valencia që rrezikon t’i rrëmbejë pozicionin e fundit që siguron kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.