Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Di Matteo: Duhet të jemi perfektë ndaj Real Madridit

mateooËndrra e Roberto Di Matteos është ta eliminojë Realin e Madridit nga Liga e Kampionëve. Trajneri italian i Schalkes është i vetëdijshëm se për të përmbysur një humbje 2-0 për më tepër të pësuar në shtëpi është thuajse një mision i pamundur, megjithatë për Di Matteon shpresa vdes e fundit. Sipas trajnerit 44-vjeçar i cili e ka fituar Championsin me Chelsean në vitin 2012, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë nëse Schalke zhvillon ndeshjen e saj perfekte në të gjitha kuptimet mund të kualifikohet në çerekfinale.

“Që të jetë e aftë dhe të rivalizojë me një ekip si Reali, skuadra ime duhet të ketë ditën e saj perfekte dhe të shpresojë që Los Blancos të mos shfaqin formën e tyre më të mirë. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë një rezultat pozitiv. Ne kemi në skuadër një grup të mirë futbollistësh, dhe të gjithë nga dita në ditë synojnë të përmirësohen gjithnjë e më shumë. Kjo është diçka shumë e rëndësishme”, ka theksuar Di Matteo.
I pyetur nëse fakti që ai e ka fituar edhe më parë Ligën e Kampionëve mund ta ndihmojë Schalken të paraqitet mirë në garën e kampionëve, Di Matteo u përgjigj në këtë mënyrë.
“Është ndryshe të luash në Ligën e Kampionëve dhe është komplet diçka tjetër të kesh sukses në kampionatet kombëtare. Ambienti është i ndryshëm dhe në Ligën e Kampionëve skuadrat motivohen dyfish. Nuk e di nëse eksperienca ime mund ta ndihmojë për të arritur diçka Schalken”, ka shtuar Di Matteo.
Ai dhe Schalke kërkojnë të luajnë çdo vit në Ligën e Kampionëve dhe sipas trajnerit italian objektivi më i madh i skuadrës nga Gelsenkirshen në këtë sezon është ta përfundojnë Bundesligën në njërën nga 4 vendet e para.
“Tifozët tanë i shijojnë në maksimum mbrëmjet evropiane sepse janë të ndryshme nga ato të Bundesligës dhe ne do të bëjmë çmos ta përfundojmë kampionatin mes 4 skuadrave të para. Gjatë këtyre viteve klube të mëdha si Chelsea apo Reali i Madridit kanë ardhur të luajnë në Gelsenkirshen dhe ne duam të përballemi me skuadra të tilla edhe sezonin e ardhshëm”, ka nënvizuar Di Matteo.
Sfida e kthimit për 1/8-at e Ligës së Kampionëve ndërmjet Realit të Madridit dhe Schalke 04 do të zhvillohet mbrëmjen e së martës në “Santiago Bernabeu”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.