Turqi, prej katër vitesh një nënë çon në shkollë në krahë djalin e saj të paralizuar!

Soft

turqiQë nuk ka asgjë më të rëndësishme se dashuria e një nëne e tregon edhe Kumrisan Gynesh, e cila që prej katër vitesh çon në shkollë në krahë djalin e saj të paralizuar.

Kumrisan ka tre fëmijë, ndërsa më i vogli prej tyre, 14-vjeçari Ramazan, është paralizuar që nga mosha 10-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të mos mbetur pas në mësiem, nëna 60-vjeçare Kumrisan Gynesh e mban të birin në shpinë deri në shkollën që është një kilometër larg nga shtëpia e tyre.

Ramazani ka mbetur i paralizuar, pavarësisht operacionit ku mjekët tentuan t’i kthejnë aftësinë për të ecur normal si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Gynessh thotë se bën gjithçka për birin e saj që të jetë i lumtur dhe për të mos u ndjerë ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Bashkëshorti i saj ishte bari, por për shkak të problemeve shëndetësore është detyruar ta braktisë atë punë. Kështu që tani nëna Kumrisan kujdeset edhe për të birin edhe për shëndetin e bashkëshortit të saj.

“Prej katër vitesh e dërgoj në shkollë duke e mbajtur në shpinë. Nuk ndjehem keq për këtë”, tregon Gynesh për Anadolu Agency

ME TE LEXUARAT