Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shkodran Mustafi ndëshkon kampionët e Spanjës


Atletiko e Madridit dhe Valencia nuk arritën të nxjerrin një fitues mes tyre në sfidën më të rëndësishme të javës së 26-të të Primeras duke barazuar pas një 90 minutëshi që nuk ndryshon asgjë në renditjen e tyre. Shkodran Mustafi ishte heroi për Valencian që në minutën e 78-të nuk lejoi los colchoneros të shkëputeshin akoma më tepër në renditje.

Shkodran Mustafi Goal Atletico Madrid 1 – 1… by funnyno1
Atletiko që kishte humbur në fazën e parë 3-1, tregoi se ka vështirësi përballë valencianëve, teksa vuajti mesfushën e këtyre të fundit në fillimin e lojës, por me kalimin e minutave ekipi Simeones arriti jo vetëm të drejtpeshonte ritmin por gjithashtu dhe të gjente golin e epërsisë, me Koken, që lëshoi një silur në hyrje të zonës.

Në pjesën e dytë ishte Diego Alves që mbajti në lojë Valencian me një pritje fantastike në të 57-tën, ndërsa në të 70-tën Tiago gaboi sërish golin që do të mbyllte ndeshjen. Kjo i lejoi Valencias, që në të 78-tën të barazonte me Mustafin duke dalë e pathyer nga “Vincente Calderon” në një sfidë direkte për vendin e tretë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.