Sherri me armë në Kryebushat, identifikohet 20-vjecarja e vrarë

Aktualitet

makina-shkoderrSHODER - Elsa Tusha, 20 vjece, eshte vajza e cila mbeti  e vrare mbremjen e djeshme nga ngjarja e ndodhur ne Kryebushat te Shkodres.

Selim Aleti dhe Paulin Ndoja jane nderkaq dy personat qe kane mbetur te plagosur dhe jane derguar ne spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Diten e sotme policia e Shkodres ka bere me dije se ka vendosur ne pranga nje shtetas nga fshati Kac ne Shkoder, i cili dyshohet per autoresine e atentatit.

Ky shtetas, sipas policise u kap me nje sasi droge ne banesen e tij ku kishte ngritur edhe nje laborator lendesh narkotike.

Mbrëmë në Shkodër u vra me arme zjarri 20-vjeçarja Elsa Tusha, e cila ndodhej brenda ne makinen ne foto. Nga krimi u plagosën dy vetë, Selim Aleci 56 vjeç dhe Paulin Noja 30 vjeç.

Autorët e krimit mesohet se qëlluan me armë drejt makinës ku ndodheshin 3 personat. Dyshohet se motiv i ngjarjes ka qene nje konflikt i nisur ne nje lokal muzike live ne zonen ku ndodhi krimi.

Vrasja e vajzës në Shkodër pas sherrit në lokal, ndalohet një i dyshuar, autori në kërkim

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të tjera nga hetimet që po kryhen në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi në Kryebushat mbrëmjen e të shtunës ku u plagosën dy persona dhe një vajzë 20-vjecare mbeti e vrarë.

Referuar reklaratës, mësohet se një person i dyshuar është ndaluar tashmë ndërsa autori i vrasjes është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, më datë 07.03.2015 në orën 21.50 para kompleksit Argenti  në vendin e quajtur Krye Bushat është vrarë me armë zjarri shtetasja E. T vjec 20 banuese në fshatin Kaç, Bashkia Vau Dejës.

Policia thekson se po në këtë ngjarje, janë plagosur shtetasit S. A vjec 57 banues në fshatin Berdicë Shkodër dhe P. N banues ne fshatin Kaç, Bashkia Vau Dejës,të cilët ndodhen në spitalin rajonal Shkodër.

« Për këtë ngjarje është shoqëruar në komisariat shtetasi V.T vjec 31 banues në fshatin Kaç, Bashkia Vau Dejës si person i dyshuar si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M. A banues në fshatin Berdicë Shkodër i cili dyshohet si autor i ngjarjes », thuhet në deklaratën e policisë.

ME TE LEXUARAT