Para skandalit, Dritan Prifti manovër për të fshehur aksionet nga pularia me Doshin

Politikë

prifti doshiDeputeti socialist Tom Doshi rreth një muaj para se të përjashtohej nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka blerë aksione nga kompania që ka në ortakëri me ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti. Në datën 17 shkurt të vitit 2015, kompania “beata” e cila është një pulari me prodhim dhe shitje vezësh, impirt-eksport, ka kaluar me shumë të aksioneve në favor të deputetit Tom Doshi. Ky i fundit ka blerë 5% të aksioneve të Dritan Priftit, ndërkohë që pjesën tjetër prej 20% ia ka shitur një tjetër kompanie me emër “Premiere Service” me administrator Ledja Hysin. Gjatë një hulumtimi nga ekstrakti i QKR del se Premiere Service ka një ortak të vetëm dhe një aksioner, që është po ish-deputeti i LSI-së Dritan Prifti. Me shitjen e aksioneve në dy pjesë, Prifti ka hequr emrin nga kompania “Beata” duke u përfaësuar me shoqërinë e dytë në pronësi të tij.

ME TE LEXUARAT