Interi i Shaqirit, vetëm barazim ndaj Napolit

Sport

inter2015Skuadra e shqiptarit Xherdan Shaqiri, Interi ka barazuar ne ndeshjen kundër Napolit (2-2).

Në ndeshjen derbi të zhvilluar në “San Paolo” vendasit shënuan dy gola të shpejtë më anë të Marek Hamsik (51’) dhe Gonzalo Higuain (63’), por mysafirët u rikthyen dhe barazuan rezultatin.

Fillimisht për 2-1 u përkujdes Rodrigo Palacio që realizoi (72’). Ndërsa Henrique ndërhyri në mënyrë të gabuar në Palacion në zonë duke shkaktuar penalti dhe duke u përjashtuar me të kuq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mauro Icardi e barazoi rezultatin nga pika e bardhë (87’). Shaqiri luajti krejt ndeshjen dhe ishte ndër më të mirët për Interin.

ME TE LEXUARAT