PD: Saimir Tahiri është i tronditur, po i dalin në publik lidhjet me krimin

Politikë

selia-pd2015Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të bëra në rrjetet sociale nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një komunikate për shtyp, PD ka nënvizuar se, deklaratat e Tahirit janë shenjat se atij dhe shefave të tij po u dalin lidhjet me krimin jashtë kontrollit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shoferi i Shullazit, ministri i krimit që pret në zyrë të akuzuarit për vrasje, reagoi sot si frikacaku që po i rrëshqet nën këmbë pushteti i drogës dhe i trafiqeve. Ora e drejtesisë po vjen dhe Saimiri është i tmerruar. Nuk e shpëton dot Sajmen e krimit as Mili, as Dumi dhe as padrinot Rama-Meta në krye të Parlamentit dhe Qeverisë. Ora e së vërtetës, ora e përballjes me popullin po vjen”, thuhet në reagimin e PD.

ME TE LEXUARAT