Kampioni shqiptar i thaiboxit akuzohet se stërviti luftëtarët e ISIS-it

Soft

boxGazeta zvicerane "Landbote" ka akuzuar Valdet Gashin, se ka stërvitur ekstremistët për luftën e tyre me ISIS-n. Vetë Gashi e ka mohuar këtë, duke thënë se klubi i tij nuk i takon asnjë sekti apo organizate.

Akuzat ndaj tij janë nxitur pas postimit të një fotografie, ku ai është shfaqur me titujt e fituar në duar, kurse prapa tij qëndron i varur në mur një flamur i ISIS-it, përcjell sot Koha Ditore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Gruze të Winterthurit, një zviceran së bashku me kampionin e shumëfishtë të thaiboxit, Valdet Gashi, kanë dashur të japin mësime të këtij sporti dhe të stërvitin myslimanët sipas rregullave të Kuranit, shkruan gazeta zvicerane "Landbote".

Sipas gazetës, stërvitjet ishin të dedikuara për myslimanët e devotshëm, përkatësisht ata të grupit ekstremist ISIS. Kampioni i Thaiboxit, Gashi këtë projekt e ka quajtur "MMA Sunna" që do të thotë "Artet Marciale të Përziera të Sunnitëve".

"Stërvitnin vetëm meshkujt. Nuk kishte muzikë të zëshme, nuk kishte fyerje apo sharje dhe nuk kishte sjellje agresive brenda dhe jashtë stërvitjeve", shkruan gazeta zvicerane.

ME TE LEXUARAT